Font Size
1 Pjetrit 1:22-2:3
Albanian Bible
1 Pjetrit 1:22-2:3
Albanian Bible
22 Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,
23 sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.
24 Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie,
25 por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.
2 Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,
2 posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij,
3 nëse e keni shijuar se Zoti është i mirë.
Albanian Bible (ALB)